OurMeetPoint

Kushtet e përdorimit

Përditësuar së fundmi: 2026

1. Produkti

Harta juaj 3D është një produkt i personalizuar, i krijuar sipas vendndodhjes dhe detajeve që zgjidhni ju.

Pamja e produktit mund të ndryshojë lehtë nga fotografitë, pasi çdo hartë krijohet individualisht.

Hartat tona 3D gjenerohen me ndihmën e www.touch-mapper.org.

2. Çmimi dhe transporti

Çmimi i produktit është 15€. Personalizimi (inicialet dhe data) është opsional dhe kushton 3€ shtesë.

Transporti është falas për Kosovë. Për Shqipëri dhe Maqedoni transporti kushton 5€.

3. Pagesa

Pagesa bëhet me para në dorë gjatë pranimit të porosisë.

Nuk pranojmë pagesa online në këtë fazë.

4. Dorëzimi

Dorëzimi bëhet brenda 5–7 ditësh pune. Pagesa bëhet me para në dorë gjatë pranimit të porosisë.

Ju lutemi sigurohuni që numri i telefonit dhe adresa të jenë të sakta, pasi dorëzimi bëhet në bazë të tyre.

5. Anulimi dhe kthimi

Porositë mund të anulohen brenda 24 orëve nga momenti i vendosjes, përpara se të fillojë prodhimi.

Meqenëse çdo produkt është i personalizuar, kthimi nuk pranohet pasi ka filluar prodhimi, përveç rasteve kur produkti arrin i dëmtuar ose me gabim nga ana jonë.

6. Produkt i dëmtuar

Nëse produkti arrin i dëmtuar, na kontaktoni brenda 48 orëve në pershendetje@ourmeetpoint.com ose +383 44 000 000, duke bashkangjitur fotografi. Ne e zëvendësojmë produktin pa kosto shtesë.

7. Përmbajtja dhe përdorimi i faqes

I gjithë materiali në këtë faqe — tekstet, fotografitë dhe logoja — i përket OurMeetPoint dhe nuk mund të përdoret pa leje.

Duke përdorur faqen dhe duke vendosur një porosi, ju pranoni këto kushte.